Thursday , December 13 2018

Ceca nesër këndon në Veri, ministri Gashi: Nuk do ta lejojmë, mund të përfundoje si Gjuriqi!

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka tregua nëse Ceca ka marrë leje nga dikasteri që e udhëheq, për të mbajtur nesër koncert në veri të Mitrovicës.

Ai ka thënë se një gjë të tillë nuk e ka bërë këngëtarja dhe, sipas tij, hyrja duhet t’i ndalohet, percjell Fakte.

Javë më parë u raportua se asnjë sportist nga Serbia nuk ka mundur të hyjë në Kosovë pa marrë leje nga federatat sportive të Kosovës. Ndërsa, fatin si të sportistëve mund ta ketë edhe këngëtarja e njohur serbe Ceca.

Kujtim Gashi po bën thirrje te organet e sigurisë që ta ndalojnë hyrjen e saj.

“Ministria u bën thirrje doganave dhe policisë që të mos lejojnë hyrjen e këngëtarëve për të mbajtur koncerte të kësaj natyre”, tha Gashi për Express.

Sidoqoftë, vetë Ceca ka deklaruar se ndihet e lumtur për koncertin e nesërm në veri.

Koncerti pritet të jetë pjesë e protestave kundër taksës 100 për qind dhe në përkrahje të serbëve në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.