Wednesday , December 12 2018

Ceca hyri në Kosovë, policia jep qëndrimin zyrtarë

Ditën e sotme, këngëtarja serbe, ish gruaja e kriminelit serb Arkan do mbajë një koncert në Mitrovicën veriore, saktësisht në Ploce, në ora 12.

Ajo ka hyrë në Kosovë përkundër thirrjeve të Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sportit për ndalim, shkruan lajmi.net

E hyrjen në Kosovë e ka bërë të ditur vet këngëtarja serbe, Svetlana Raznatoviq nëpërmjet një fotografie dhe një videoje të postuara në Instagram.

Madje, ajo ka provokuar nëpërmjet fotografisë së postuar duke shkruajtur: “Edhe pak, në kufirin administrativ”.

Ajo në videon e postuar tregon se ka hyrë në Kosovë dhe po shkon drejt qytetit të Mitrovicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.