Tuesday , October 23 2018

Çakalla: Ja pse më arrestoi policia serbe (video)

Një muaj pasi u lirua nga burgu maqedonas, Avdyl Jakupi i njohur si Komandant Çakalla, mbrëmë është arrestuar nga policia serbe. Arrestimi i tij ka ndodhur deri sa ka udhëtuar për në Austri, për të vizituar një familjar të vetin. Çakalla është arrestuar rreth orës 20 në mbrëmje, në një lokacion që ende nuk dihet. Ai është marrë nga policia prej autobusit me të cilin ka udhëtuar.

“Në kufi kam kaluar, kurse policia speciale më ka arrestuar pasi jemi futur thellë në Serbi. Më kanë mbajtur në një barakë rreth 8 orë rresht. Më kanë marrë në pyetje agjentë të sigurimit serb. Pasi e kanë konstatuar se për veprën për të cilën më kërkon Serbia unë veçmë kam vuajtur burg në Maqedoni, ishin të detyruar të më lirojnë”, tha Avdyl Jakupi-Çakalla, i cili ka qenë jo vetëm pjesëtar i UÇK Kombëtare në Maqedoni, por edhe pjesëtar i UÇPMB-së.

Pasi është mbajtur tetë orë në një barakë policore, ai është lënë i lirë. Nuk ëhstë maltretuar fizikisht, por është kërcënuar gjatë tërë kohës, se mund ta mbajnë në burg sa të donë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.