Thursday , April 22 2021

Çairi vazhdon të zhytet në mbeturina (FOTO)

Banorët e komunës së Çairit ankohen për papastërtinë që mbizotëron në lagjet e tyre, ata thonë se nuk mjafton periudha kohore kur Higjiena Komunale vjen për të bë pastrimin.

Portalb fotografoi disa pjesë të kësaj komune të cilat në të vërtet kundërmonin nga mbeturinat.

Mbeturinat mbulojnë Çairin

Mbeturinat mbulojnë Çairin

“Higjiena komunale vjen dy herë apo tre herë në javë për të marrë mbeturinat por kjo nuk mjafton pasi që kontejnerët e lagjeve janë të vegjël dhe mbushën shpejtë dhe normal që ato edhe mund të binë në tokë. Duhet të ndryshohet orari i pastrimit, tha Musafer Tahiri, banor.

“Normal që është edhe përgjegjësi e vetë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, dhe të mos hedhin mbeturina në rrugë”, tha Edon R., banor.

Mbeturinat mbulojnë Çairin

Mbeturinat mbulojnë Çairin

“Lagjet e komunës së Çairit janë stërngarkuar dhe normal që sa më shumë banorë aq më shumë mbeturina. Këtu siç e shihni nuk ka rregull nuk ka pastërti. Sikur secili të pastron para shtëpisë së tij ndryshe do ishin kushtet. Gjithashtu këtu duhet kërkuar edhe përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse se pse neglizhojnë këto lagje”, tha Hamid H., banor.

Gjithashtu banorët kanë dërguar edhe fotografi në OJQ Duam Çair të Pastër me qëllim që të merren masa sa më shpejtë.

Mbeturinat mbulojnë Çairin

Mbeturinat mbulojnë Çairin

Ndërkaq nga Higjiena Komunale thonë që ditët e pastrimit janë të caktuara dhe apelojnë që qytetarët të tregohen të kujdesshëm, sepse ndotja e ambientit dënohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *