Sunday , January 24 2021

Çairi i zhytur në baltë e kaos, Mexhiti promovon vetura elektrike

“Sot bëjmë promovimin e katër veturave elektrike që do jenë në shërbim të sektorëve komunal për realizimin e detyrave dhe obligimeve të tyre.

Veturat në fjalë funksionojnë me rrymë elektrike dhe janë tejet ekologjike, duke kontribuar drejtpërdrejtë për një ambient dhe për një Çair më të pastër. Uroj që kjo t’i stimulojë edhe institucionet tjera si dhe qytetarët që t’i zëvendësojnë automjetet që e ndotin ambientin. Përveç efektit ekologjik, me këto vetura vjen në shprehje edhe efekti ekonomik, duke kursyer kështu për harxhimet që janë bërë për furnizimin me karburant të veturave të mëparshme, duke tranferuar atë pjesë të buxhetit të Komunës së Çairit për ekologji dhe mirëmbajtjen e pastërtisë.”

Në këtë ngjarje ishte prezent edhe Ministri i ekologjisë Bashkim Ahmeti i cili e përshëndeti këtë iniciativë dhe hap të guximshëm të Komunës së Çairit për blerjen e katër veturave elektrike, të cilat në këtë kohë të ngrohjes globale dhe ndotjes së ambientit do të kontribojnë në zvogëlimin e ndotjes duke dëshiruar që ky shembull i Komunës së Çairit të ndiqet edhe nga institucionet tjera por edhe nga vet qytetarët.

14047278_1186963431378290_814847108615772004_o (1)13987576_1186963751378258_1229563523274385633_o14124973_1186963568044943_140236711456951487_o14102915_1186963774711589_3773978699957660228_o14107881_1186963974711569_8176282250983415718_o14067828_1186963968044903_4254360325195059936_o14124973_1186964004711566_1126762777585175111_o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *