Sunday , April 18 2021

Çair, terrenet sportive në gjendje të mjerueshme

Terreni sportiv në Fushë-Topanë, edhe pse u promovua nga funksionarë të lartë si, ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, ministri i arsimit Abdilaqim Ademi dhe funksionarë të tjerë fatkeqësisht ka përfunduar në shëtitore për qenët endacak. I ndërtuar vetëm 4 vite më parë, në qershor të vitit 2011, shumë shpejtë është lënë në harresë si pasojë e moskujdesit për mirëmbajtje. Tani më nuk mund të quhet i tillë.

“Terreni sportiv në Fushë-Topanë ka përfunduar në këtë gjendje siç po e shihni. Gjithkund është i pa pastër, rrjeti rrethues është shkatërruar, ndërsa edhe reflektorët nuk punojnë. Autoritetet komunale nuk kanë një përgjigje konkrete përse nuk mirëmbahet ky terren sportiv”.

Kreu i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti nuk iu përgjigj thirrjes së televizionit Alsat për të dhënë sqarime se përse ky terren sportiv ka përfunduar në këtë gjendje. Nga ana tjetër, nëpër Komunat e tjera të Qytetit të Shkupit, të njëjtat terrene sportive dhe kryesisht për tenis, mirëmbahen. Madje, nëpër këto terrene ka edhe persona të autorizuar për t’u përkujdesur për këto hapësira. Qytetarët që Alsat M tentoi t’i anketojë lidhur me gjendjen aktuale të këtij terreni, shprehnin revoltën se Komuna nuk merr masa për ta mirëmbajtur. Sipas tyre, edhe hapësira jashtë terrenit është e rrezikshme. Parcelat rreth tij janë të pa pastruara, ndërsa një gjë e tillë e vështirëson edhe frekuentimin e qytetarëve për të zhvilluar aktivitete sportive në këtë terren sportiv./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *