Tuesday , January 26 2021

Bytyçi i Cityt pranon ftesën e përfaqësueses së Kosovës

Pas Milot Rashicës, Herolind Shalës dhe Alban Mehës, vjen edhe konfirmimi i futbollistit të ri të Manchester Cityt, Sinan Bytyçi.

Talenti i madh i Cityt, i cili deri më tash ka përfaqësuar Austrinë, do ta vesh fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i Përfaqësueses, Bajram Shala, përmes Facebookut.

Bytyçi është prej vitesh pjesë e Cityt dhe momentalisht po stërvitet me skuadrën e parë bashkë me Bersant Celinën.

Deri tani ka luajtur më të gjitha grupmoshat e reja të Austrisë. Ai është mesfushor me tipare sulmuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *