Thursday , November 15 2018

Buxhovi paralajmëron botimin e veprës “Maqedonia nga antikiteti deri te koha jonë”

Në librarinë “Nobel” të Tetovës, u bë promovimi i librit “Kosovës” VI, VII dhe VIII të autorit Jusuf Buxhovi.

Me këtë rast, autori pati një takim me lexuesit, të cilët u interesuan për vendin e Maqedonisë, që zë një hapësirë të rëndësishëm në librin VI.

Me interes u përcollën vlerësimet e autorit rreth Maqedonisë si çështje shqiptare me një kontinuitet historik, etnik dhe politik nga antikiteti e deri te koha jonë.

Autori bëri të ditur se përfshirja e Maqedonisë në këtë vepër është pjesë e studimit voluminoz me mbi një mijë faqe:

“Maqedonia nga antikiteti deri te koha jonë”, që së shpejti del nga shtypi. Ky libër do të përkthehet edhe në anglisht në mënyrë që opinioni botëror të ketë edhe versionin e një autori shqiptar rreth Maqedonisë dhe faktorit shqiptar në të nga antikiteti e deri te koha jonë./KultPlus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.