Sunday , January 24 2021

Buxheti do të anulojë shpërndarjen e Kuvendit

Kuvendi megjithatë nuk do të shpërndahet më 12 tetor, por në një datë tjetër, por më së voni deri në datën 27 të këtij muaji, mëson agjencia e lajmeve “Meta” nga burimet parlamentare.

Arsyeja e parë është se debati parlamentar për buxhetin e vitit 2017 ende nuk ka përfunduar. Dokumenti ende po shqyrtohet nëpër komisionet parlamentare ndërsa tek tani duhet të vendose në rend dite ku deputetët kanë pesë ditë për të votuar.

Edhe deputeti Pavle Trajanov që dje dorëzoi dy ligje në procedurë të rregullt parlamentare, thotë se Kuvend mund të shpërndahet më së voni deri datën 27 tetor.

“Rreth ngushticës kohore, mund të them se në Kuvend më shumë flitet se shpërndarja nuk do të ndodh më 12 tetor, por më së voni deri 27 tetor. Shkak për këtë është propozim/ buxheti i dorëzuar për vitin 2017, që nëse Kuvendi shpërndahet më 12 tetor, nuk do të mund ta kaloj procedurën parlamentare” thotë Trajanov.

Sipas marrëveshjes së Përzhinës, Kuvendi duhet të shpërndahet prej 45 deri 60 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Tani për tani, pritet zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *