Busti që mendohet të jetë i Nexhat Agollit, pa emër e mbiemër dhe i rrethuar me mbeturina (Video)

Kaluan më shumë se një muaj prej që u vendos përmendorja e Nexhat Agollit ndërsa postamenti i tij siç shihet nga xhirimet e objektivit të kamerës së Tv21 është lënë në harresë. Pa tabelë nga emri e mbiemri, e rrethuar me mbeturina dhe pa pllaka të vendosura, në mes të qytetit të Shkupit po qëndron përmendorja e Nexhat Agollit, transmeton Fakte.

“Përmendorja e Nexhat Agollit e cila është e vendosur në afërsi të ndërtesës së Telekomit edhe pse e vendosur tashmë disa javë duket e lënë pas dore, përveç që nuk është tërësisht e përfunduar postamenti por po ashtu qëndron pa emër e mbiemër.

Pyetëm qytetarë të rastit që i takuam në afërsi të përmendores. Ata nuk dinë se cila përmendore është vendosur.

“U mbush krejt sheshi me përmendore edhe turistët që vinë thonë që ka ekstrem shumë përmendore. Nga çdo anë përmendore, mendoj që është e tepruar. Ka prej tyre që nuk kanë asnjë vlerë”.

“Tu tregoj drejtë shpesh kaloj këndej, as nuk më intereson, prej përmendoreve edhe koka po më dhemb. Le të na japin punë. Unë jam shkupjan i vjetër me të vërtetë më pengon, unë jetoj këtu në afërsi të qeverisë dhe është bërë kaos. Ky nuk është Shkupi që e njoh unë”, u shprehën disa qytetarë.

Natën vonë, muajin e kaluar u vendos përmendorja e fundit nga 3 figurat shqiptare në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.  Me përmendoren e Agollit përmbyllet kapitulli i vendosjes së përmendoreve shqiptare në Shkup që kushtojnë afro 70 mijë euro. Nga Ministria e Pushtetit Lokal e cila është përgjegjëse për sjelljen e vendosjen e këtyre përmendoreve informojnë që firma Beton së shpejti do ta rregullojnë mermerin e përmendores./TV21

https://www.youtube.com/watch?v=4Cvt1H-Seqo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *