Saturday , July 24 2021

Business Insider: 5 arsyet pse Shqipëria duhet shtuar në listën e udhëtimeve

“E rrethuar nga pamje fantastike të maleve dhe detit të kaltër, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli, që nuk është kthyer ende në një vend referencë për turistët”, shkruan Business Insider, transmeton Fakte.

Në këtë artikull shkruhet se shqiptarët njihen për mikpritjen e tyre dhe prirjen për të trokitur herë pas here gotat e rakisë së bërë vetë. Ditët e diktaturës komuniste janë një kujtim i largët për të gjithë dhe Shqipëria është drejt një të ardhme të ndritur. Sipas Business Insider, nuk ka kohë më të mirë se tani, për të vizituar Shqipërinë dhe liston 5 vende që duhen vizituar.

Artikulli e cilëson Beratin si xhevahirin në kurorën e Shqipërisë. “Pushtimet e vazhdueshme të Beratit e kanë lënë vendin me një miks të arkitekturës. Turqit sollën influencën e tyre dhe të njëjtën gjë bënë edhe komunistët. Një shkrirje interesante e stileve që është e këndshme si për syrin edhe për kamerën”, shkruhet në artikull.

Akomodimi është i mundshëm për 10 dollarë/nata. Parku kombëtar i Valbonës ofron alpinizëm dhe kamping fantastik. Akomodimi nis nga 20 dollarë për natë. “Shqipëria po bëhet një pikëz e vogël në hartë për turistët nga gjithë bota.

Rrugë dhe hotele të reja janë duke u ndërtuar dhe vendi po planifikon ndërtimin e një aeroporti të dytë në Kukës”, shkruan Business Insider. “Liqeni i Komanit ofron një pamje fantastike të “Bjeshkëve të Namuna”, shkruan artikulli, dhe e krahason me fjordet e Norvegjisë.

Qyteti i vogël i Himarës ofron ushqimet më të freskëta të detit, ndërsa Jalën, artikulli e cilëson si “Ibiza e Shqipërisë”. Ndërsa për Tiranën, Business Insider shkruan se është ndoshta qyteti më unik i Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *