Tuesday , September 25 2018

Bushati: Shqipëria, në rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi se “Shqipëria është në rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE”, pasi ministrat e Jashtëm të BE-së shtynë hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë deri në qershor të vitit 2019.

“Është përcaktuar një afat kohor, qershori i vitit 2019 për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Edhe në rastin e Serbisë dhe Malit të Zi është përcaktuar një afat kohor”, deklaroi Bushati në një konferencë për shtyp mbrëmjen e së martës, raporton TCH.

Ministri shtoi se “Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn u shpreh shumë qartë, gjithashtu edhe Presidenca e BE-së” dhe tanimë, sipas tij, Shqipëria është në rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE.

“Kursi i reformave që ka ndërmarrë Shqipëria nga momenti që mori statusin e vendit kandidat është impresionues, por që duhet të thellohet edhe më tej në muajt në vijim”, deklaroi Bushati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.