Bursa për studime në SHBA

Ambasada e SHBA-ve ofron bursa për kategori të ndryshme nxënësish për të studjuar në SHBA. Qytetarët dhe studentët nga Maqedonia kanë mundësi të zgjedhin programe të ndryshme nga studimet deridiplomike dhe postdiplomike si dhe studimet e doktoraturës, informon Zëri i Amerikës.

Gazmend Iljazi nga Ambasada në Shkup thotë se në disa nga programet, siç është Fullbrajt, partner është edhe Ministria e Arsimit e Maqedonisë.

“Në Maqedoni deri tani janë dhënë mbi 1000 bursa, për profesorë, studentë, politikanë dhe për të tjerë. Bursat mbulojnë të gjitha shpenzimet gjatë qëndrimit për studim, që nga viza, udhëtimi dhe shpenzimet e akomodimit. Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes është transparent” thotë Iljazi, duke shtuar se ekzistojnë edhe programe më të shkurtra studimore siç është “Hubert Anfri” e cila parashikon qëndrim shtatëmujor në SHBA ku përfshihen edhe 2 muaj mësim praktik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *