Monday , December 17 2018

Burhan Bekteshi fillon projektin kushtuar Halil Kastratit, “Luani i shqiptarisë”, kërkon ndihmën tuaj…

Halil Kastrati është bërë shumë i njohur në tërë trojet shqiptare duke i ndihmuar njerëzit në nevojë, e sidomos jetimat.

Si udhëheqës i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, ka arritur që shumë familje t’i gëzoj duke i bërë me shtëpi dhe duke i ndihmuar edhe me ushqime.
Burhan Bekteshi, tekstshkrues i njohur i ilahive dhe këngëve të ndryshme, ka marr një iniciativë për t’i kushtuar monolog Halil Kastratit, për siç e quan ai njeriu më bamirës në trojet tona përcjell Fakte.
“Kemi filluar Projektin më të madh Poetik deri më tani për njeriun më bamirës në trojët tona, Halil Kastratin.
Ju lutem na ndihmoni që ta finalizojmë këtë projekt, nuk kemi çmim të caktuar, kush don le të dhuron aq sa i kushton Zemra.
Sponzorizoje këtë Projekt, ta bëjmë Halilin të lumtur dhe krenarë.
( Tel: +38971571142 )
Halilit ne i kemi borxhë më shumë se kaq sepse ky ishte shkaktarë për buzëqeshjën e jetimit”, ka njoftuar Burhan Bekteshi.
Duke e ditur punën dhe kontributin që ka dhënë Halil Kastrati, Bekteshi mbetet me shpresën se do t’i siguroj mjetet e nevojshme për realizimin e këtij projekti./04online.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.