Thursday , August 5 2021

Bulqizë: Varfëri ekstreme, familja me 8 anëtarë jeton me 20 lekë në ditë (video)

Një familje me 8 anëtarë jeton me vetëm 5 mijë leke në muaj në një kasolle në fshatin Çerenec të Bulqizës.

Qemal Vargu nuk mund t’i siguroje 6 fëmijëve të tij më shumë se një shtëpi qerpiçi me çati të shkatërruar, ku çfarë bie jashtë, futet brenda, përcjell Fakte.

Ai thote se paratë e ndihmës ekonomike nuk i dalin as për të paguar dritat e jo më për të blerë ilaçet e gruas.

Për Qemalin nuk ka punë edhe pse kërkon vazhdimisht. Shpesh herë fëmijët nuk i dërgon në shkollë, pasi nuk ka lekë për transport e as para për t’u dhënë me vete.

Ditët e i kalojnë në një dhomë ku hanë pinë edhe flenë, por gjithnjë me sytë nga dera, duke pritur një ditë më të mirë/t.ch

Lexo më shumë në: http://m.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/varferi-ekstreme-familja-me-8-anetare-jeton-me-20-leke-ne-dite-540297/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *