Thursday , November 15 2018

Bullgaria ka dorëzuar 30 faqe me vërejtje për librat e historisë në Maqedoni

30 faqe me vërejtje ka dërguar Bullgaria për librat e historisë në Maqedoni, njoftoi ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, percjell Fakte.

Duke u përgjigjur në pyetje deputetësh, ajo tha se Komisioni i Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimor është formuar pas Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë mes dy vendeve dhe ka pasur dy takime, ndërkaq i treti është paralajmëruar për në fund të këtij muaji. Po shqyrtohen librat e historisë në të dy vendet, është bërë kontroll i librave për klasën e gjashtë dhe të shtatë në Maqedoni dhe për to janë dorëzuar 30 faqe me vërejtje.

Zaharieva thotë se edhe pse përfaqësuesit bullgarë të Komisionit kanë konstatuar probleme serioze në përmbajtjet, atmosfera në Komision është konstruktive.

Ajo ka theksuar se Komisioni çdo vit deri te qeveritë e dy vendeve do të duhet të dorëzojë raport për punën e saj. Për Bullgarinë, thotë Zaharieva, është e rëndësishme që të arrihet pajtueshmëri e përbashkët për ngjarjet historike dhe personalitetet të cilat do të duhet që bashkë të nderohen.

Anëtarët e Komisionit të Përbashkët tanimë e kanë konstatuar metodologjinë e punës, ndërkaq janë marrë vesh që takimet të mbahen sipas parimit të rotacionit, njëherë në Bullgari, njëherë në Maqedoni.

Zaharieva deklaroi se pritjet e Komisionit janë shumë të mëdha. Përfaqësuesit bullgarë në të, ashtu siç theksoi, janë të caktuar pas konsultimeve gjithëpërfshirëse me Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Bullgarisë dhe Fakultetit të Historisë të Universitetit të Sofjes.

Shefi i ekipit të Maqedonisë, Dragan Gjorgjiev dje ka theksuar se Maqedonia dhe Bullgaria nuk kanë kurrfarë pikëpamjesh të kundërta për periudhën parahistorike dhe antike, ndërkaq vërejtjet kryesisht janë për përmbajtjet për Shtetin e Samolit dhe Shën Kirilin dhe Metodin.

“Janë konstatuar lëshime edhe në librat tonë edhe të Bullgarisë dhe ka filluar analiza për një pjesë të tyre”, thotë Gjorgiev.

Nga ana tjetër, historiani bullgar, Stefan Deçev, thekson se pret ndryshime në librat e historisë në të dy shtetet, por thotë se për atë nevojitet periudhë e gjatë kohore./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.