SHARE

Ambasada e Bullgarisë në Maqedoni ka kërkuar nga MPJ e Maqedonisë pëlqim që të emërojë biznismenin kontravers Orce Kamçev konsul Nderi në Maqedoni, me seli në Shkup, shkruan Fakte. Këtë informacion e ka vërtetuar edhe ministria e jashtme e Maqedonisë.

Në biografinë e deponuar të Kamçev, shkruan se ai është pronar i këtyre kompanive: KB Acibadem Sistina; Acibadem City në Bullgari; ZK Pellagonija; Pellagonija Energy; Stopanska Banka Manastir; Zhito Pollog Tetovë; Qumështorja Zdravje Radovë, Sistina Nefroplus, Beton Shtip; Hotel Marriot; Hotel Ibis; Mont dhe Kara AD.

Orce Kamçev në Maqedoni dhe më gjërë njihet si njeri që është kumbar me Sasho Mijallkovin dhe si njeriu nëpërmjet të cilit ish regjimi i VMRO-së ka plaçkitur ekonominë për interesa të krerëve të kosaj partie. Gjithashtu Kamçev ka qenë edhe dëshmitar i Prokurorisë Speciale për disa raste që ajo po heton. Tani është në duart e Qeverisë së Zaevit, nëse do të aprovojë ose jo këtë kërkesë të Bullgarisë./FAKTE.Net

SHARE