Sunday , January 24 2021

Bullgaria dhe Azerbajxhani nënshkruan një protokoll për furnizime të gazit

Në Baku mbahet një mbledhje e komisionit ndërqeveritar bullgaro-azerbajxhanas për bashkëpunim ekonomik. Bullgaria dhe Azerbajxhani nënshkruan një protokoll, në përputhje të të cilit do të diskutohen mundësitë për furnizime të gazit natyror azerbajxhanas përmes territorit të Bullgarisë për vende të treta pas realizimit të projektit të shpërndarësit të gazit “Ballkan” afër qytetit Varnë. Të dy shtetet arritën marrëveshje për aktivizimin e bashkëpunimit për realizimin e projektit lidhur me ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit dhe për furnizimet e gazit azerbajxhanas përmes tij. herën e radhës u garantuan furnizimet e kontraktuara nga 1 miliard metra kub për vit për Firmën “Nullgargaz” nga burimi Kaspik “Shah Deniz II”. Realizimi i tyre duhet të fillojë nga viti 2020. U diskutua edhe mundësia për furnizimin e gazit nga burimet e reja azerbajxhanase pas vitit 2023 përmes interkonektorëve Greqia-Bullgaria dhe Turqia-Bullgaria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *