Tuesday , March 26 2019

Bullgari-Bansko: Shpëtohen 5 shtetas të Maqedonisë Veriore

Operacioni i shpëtimit në Pirin përfundoi me sukses. Pesë skiatorë dhe snoubordera, të cilët po bënin ski jashtë lokacioneve të shënuara dhe gjatë kësaj ranë në një humnerë, u shpëtuan, njoftoi BGNES nga Shërbimi Alpin për Shpëtim.

Operacioni për shpëtimin zhvillohej sonte në Pirin në Luginën Damjanishka.

Siç raportoi MEDIAL paraprakisht, sinjali i ndihmës kishte ardhur nga shërbimi i shpëtimit në Bansko. Sonte rreth orës 20.00 dhjetë prej punonjësve të ekipit të shpëtimit kanë kryer aksionin për shpëtim të njerëzve në mal.

Të gjithë pesë shtetasit janë në gjendje të mirë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *