Tuesday , April 20 2021

Bujanoci kërkon ndërrimin e emrit të sheshit nga Karagjorgje Petroviq në Skënderbeu

Këshilltarët shqiptarë të Kuvendit Komunal të Bujanocit, kanë votuar propozimin për ndryshimin e emrit të sheshit nga Karagjorgje Petroviq në Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Iniciativa e kuvendarëve shqiptare është kundërshtuar nga kuvendarët serbë, por është përkrahur nga qytetarët shqiptarë”, ka thënë për televizionin publik Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Nëse do ta miratoj emërtimin e ri të sheshit në Bujanoc Ministria e Pushtetit Lokal, mbetet të shihet në ditët në vijim.

Ndërkohë shqiptarët mendojnë se Skënderbeu ka qenë hero i përmasave ballkanike dhe se rrugë e sheshe të shumta në botë bartin emrin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *