Skender Skenderi nga partia Uniteti ironizon me deklaratën e ish kryeministrit të Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski se deri më tani janë ndërtuar 74 shkolla të reja, transmeton TetovaSot.
Sipas tij, budalla brina nuk ka, dhe se ndoshta Gruevski e ka fjalën për në Kinë, se në Maqedoni do të ishte e pamundur që të ishin ndërtuar 74 shkolla të reja në kohën e sundimit të tij.
“Nikolla Gruevski – Deri më tani janë ndërtuar 74 SHKOLLA / ( E ka Fjalën për në KINË )
#BudallaBrinaSka”, shkroi Skender Skenderi në llogarinë e tij në Facebook./TetovaSot