Tuesday , July 27 2021

Britanikët peticion për referendum të dytë, mbi 3 milionë nënshkrime

Peticioni ku i bëhet thirrje qeverisë që të mbajë edhe një referendum tjetër për të vendosur rreth fatit në BE, pas votimit të së enjtes për Brexit, është nënshkruar nga mbi 3 milionë njerëz në Britani të dielën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne kemi bërë thirrje për nënshkrimit mbi faktin që Qeveria duhet të zbatojë rregullin që nëse në votim dalin 60 përqind apo më me pak, duke u bazuar në daljen prej 75 përqind të nevojshme, duhet të ketë referendum tjetër”, thonë mbështetësit e peticionit.

Peticioni, i cili ishte propozuar nga mbështetësi i referendumit Brexit, sipas llogarisë së tij në Facebook, mori një kthesë tjetër, pasi deklarimit të rezultateve të referendumit. Healey fillimisht kishte krijuar peticionin në mbështetje të votuesve të Brexit-it.

Studenti dhe aktivisti nga Universiteti De Montfort, Healey në faqen e tij në Facebook kishte shpallur se strategjia e tij ishte “rrëmbyer gabimisht nga persona që mbështesnin fushatën për qëndrim në BE”.

Kryeministri britanik David Cameron disa herë ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes të një referendumi tjetër. “Unë jam absolutisht i qartë se referendumi është referendum, kjo ndodhë një herë në brez, kjo është mundësi e jetës dhe rezultati përcakton fatin”, deklaroi ai në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në maj. “Nuk mund të kemi referendume pafund, por kemi referendume”.

Qeveria britanike i përgjigjet të gjitha kërkesave të cilat kanë mbi 10 mijë nënshkrime, kurse Parlamenti britanik shqyrton të gjitha kërkesat të cilat grumbullojnë mbi 100 mijë nënshkrime për debat.

Të premten, deputeti laburist David Lammy gjithashtu i bëri thirrje parlamentit që të votojnë kundër vendimit të referendumit për dalje nga BE-ja.

Lammy i ka bërë thirrje ligjvënësve që të “zgjohen” në një publikim në Twitter të shtunën duke shtuar se referendumi nuk “është detyrues”. “Ne mund të ndalojmë këtë çmenduri dhe t’i japim fund këtij makthi me anë të votimit në Parlament”, thuhej në postimin e Lammy-t në Twitter.

Në Britani të enjten është mbajtur referendumi, i cili përcaktoi marrëdhëniet e ardhshme të vendit me BE-në. Britanikët me 52 përqind të votave vendosën për dalje nga BE, përkundër 48 përqind që mbështetën aleancën 43 vjeçare me BE-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *