Thursday , April 22 2021

Britania del nga BE, Kryeministri Cameron dha dorëheqje

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka dalë në një konferencë për median pas rezultatit të referendumit për daljen nga BE-ja.

“Populli britanik ka bërë një zgjedhje dhe ne do ta respektojmë atë”, është shprehur Cameron.

“Vendi ka nevojë për një lider të ri”- ka thënë Cameron gjatë deklaratës për mediat.

Sipas tij, “stabiliteti i vendit është shumë i rëndësishëm”.

Cameron u përball me thirrjeve të mbështetësve të daljes së vendit nga unioni për të dhënë dorëheqjen.

Sekretari i jashtëm Phillip Hammond tha me heret se ai do të vazhdojë të qëndrojë në postin e kryeministrit.

*****

Britanikët zgjodhen të largohen nga BE-ja me 52% të votave, sipas rezultateve zyrtare të publikuara të premten në mëngjes.

Pas numërimit të 349 prej 382 qendrave të votimit, 51.9% të votuesve votuan për Brexit, pas referendumit të shënuar me një pjesëmarrje të konsiderueshme (72.2%), sipas të dhënave zyrtare.
Britanikët janë ende duke pritur aktgjykimin përfundimtar të qyteteve të mëdha, duke përfshirë  Londrën, të cilët duhet të kishin votuar me shumicë dërmuese për të qëndruar në BE, por me sa duket jo.

“Kjo është ana emocionale që fitoi”, dhe jo pragmatizmi ekonomik, vuri në dukje, nga ana e tij, Lain Begg, profesor në London School of Economics (LSE).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *