Thursday , April 22 2021

Brigjet shqiptare, kuriozitet për turizmin elitar (Foto)

Gjate orëve të fundit, brigjet e Sarandës i ka prekur një nga velierat më të bukura që kanë ardhur në brigjet e bregdetit Shqiptar.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, ka bërë të ditur për ATSH-në, se jahti që ka ardhur është nga përtej Atlantikut, nga Amerika dhe disa orë, pasagjerët e tij do t’i kalojnë duke vizituar brigjet e Sarandës dhe Parkun Arkeologjik të Butrintit.
Gjatë këtij sezoni turistik, në brigjet e Sarandës dhe Durrësit kanë mbërritur disa mjete detare shumë të veçanta që kanë sjelle vizitore në brigjet e Shqipërisë.
Jahti i rrallë, pas vizitës në Sarandë, do të largohet në drejtim të Mesdheut, por ai la përshtypjen se brigjet shqiptare janë kthyer në kuriozitet për turizmin elitar. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *