Wednesday , July 28 2021

Braçe reagon pas shkrimit të gazetës greke: Po pas PBDNJ kush qëndron, Tsipras?

Deputeti socialist Erion Braçe, reagoi pas shkrimit të publikuar në gazetën greke Kathimerini, ku hidhen dyshime se partisë PDIU qëndron presidenti turk Erdogan.
Braçe habitet me pretendimet e grekëve dhe pyet “Po pas PBDNJ, kush qëndron, Tsipras?”
Statusi i plotë i Braçes:
“Po lexoj se grekët mendojnë që, pas PDIU qëndron Erdogan!!
Janë të bindur, por nuk kanë asnjë provë, vetëm ç’thotë Sali Berisha.
Pyetjen e kam unë;
Po pas PBDNJ, kush qëndron, Tsipras?
Po si ka mundësi që një vend i Bashkimit Europian të vijojë të mendojë kështu.
Shikoni, marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë të rëndësishme, jemi fqinjë të mirë mendoj unë dhe, duhet të dialogojmë, diskutojmë, bashkëpunojmë, si partner të barabartë e serioze ama, në Europë, këtë të këtij shekulli”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *