Friday , February 26 2021

Boshnjakët nuk e duan Daçiqin në përkujtimin e masakrës së Srebrenicës

Ministri i Jashtëm Serb Ivica Daçiq ka thënë sot se vendimi i komunës së Srebrenicës që lidershipi serb është i padëshirueshëm në përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë është i pakuptueshëm.

“Ky është një veprim hipokrit. Parlamenti serb është i vetmi parlament në rajon që dënon gjenocidin në Srebrenicë, dhe tani ky vendim është një hap prapa. Boshnjakët duhet të vendosin se çfarë duan”, u tha Daçiq gazetarëve në Beograd, shkruan b92.

Përfaqësuesi i Srebrenicës Durakoviq ka thënë për b92 se qendra përkujtimore me 11 korrik, nuk ka vend për individë dhe përfaqësues të institucioneve që mohojnë gjenocidin.

Ndërsa kandidati Aleksandar Vuçiq, tha se ai e kupton këtë mesazh dhe se Serbia “nuk do të bëjë probleme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *