Wednesday , December 12 2018

‘BOMBA E DITES’: Leo Messi mund të largohet falas nga Barcelona

Kontrata e Lionel Messit me Barcelonën është ndër më të veçantat që kanë nënshkruar lojtarët e një rangu të tillë.

31 vjecari mund të largohet si lojtar me parametra zero vetëm në rast se e kërkojnë skuadrat e vogla.

Aktualisht katalanasit po mendojnë për t’i rinovuar kontratën deri në vitin 2022, por palët mund të bien dakord edhe për një vit tjetër.

E përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo ka bërë të ditur se në kontratën aktuale të Messit klauzola e largimit është plot 700 mln euro.

Klauzola e cila nuk vlen për skuadrat e vogla që mund ta transferojnë Messin me parametra zero në përfundim të kontratës së tij. Megjithatë synimi i Messit është ta mbyllë karrierën te Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.