Tuesday , December 11 2018

Bokseri 15 vjeçar nga Shkupi do të merr pjesë në Kampionatin Evropian në Rusi

Ardijan Azemi, bokseri i Klubit të Boksit “Shkupi” vetëm 15 vjeçar por sukseset e tij janë tejet të mëdha.  Deri më tani ai ka realizuar shumë ndeshje ku është plasuar në vende të larta dhe është shpërblyer me medalje dhe mirënjohje të shumta, percjell Fakte.

Ardijan Azemi është ushtruar në palestër nën përkujdesjen e trajnerëve Blerim Saiti dhe Naser Haruni.  Ndërsa së fundmi, ai edhe bokserët e tjerë Alpaj Demirov dhe Eles Asanov janë në Pelincë në përgatitje në kuadër të reprezentacionit të Republikës së Maqedonisë të trajnerit Pero Çurlinov  i cili është duke i stërvitur dinamikisht. Ai prej 8 tetor deri 15 tetor do të merr pjesë në Kampionatin Evropian për junior që do të mbahet në Anapa të Rusisë. Ku edhe do na përfaqësojë neve atje në mënyrën më të mirë të mundshme. I urojmë suksese të mëtutjeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.