Wednesday , August 4 2021

Bllokohen 53 ton mish me salmonelë i destinuar në tregun shqiptar

Një sasi prej 53.1 ton mish importi është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i  Ushqimit në Shqipëri, pasi rezulton i kontaminuar me salmonela typhimurium.

AKU thekson se këto ngarkesa me origjine nga Brazili ishin të destinuara për tregun shqiptar, transmeton Klan Kosova.

“Veç këtyre dy rasteve, gjatë vitit 2018 AKU ka identifikuar dhe kthyer mbrapa edhe 78.1 ton mish në kuadër të kontrolleve të çdo ngarkesë me mish të importuar nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kontrollon dhe realizon analizat e çdo ngarkese mishi nga Brazili për të garantuar në mënyrë të plotë sigurinë ushqimore të produktit që importohen”, thuhet në njoftim.

AKU bën me dije se nga janari e deri më sot janë analizuar mostrat e 178 ngarkesave, në total 4700  ton (mish derri, mish gjedhi, dhe mish pule) nga të cilat kanë dalë jo konform 5 ngarkesa, 130 ton prej tyre, shkruan Ora, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *