Saturday , January 23 2021

Biznesmenë nga Praga po ndërtojnë në afërsi të MPJ-së

Nova Tv ka hulumtuar se kush janë personat që kanë fituar leje për të ndërtuar objekt menjëherë pranë ndërtesës së re baroke të Fakultetit të artit dhe dramës, përball Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga aty kanë gjetur emrat por jo edhe përgjegjësit.

Pas investitorit dhe kontraktues është biznesmeni Toni Karanfilovski, personi firmat e të cilit në Maqedoni kanë fituar tërë biznesin me ndërtimin e gazsjellësit në Maqedoni, për më shumë se 100 milion euro, shkruan Nova.

“Edhe pse tentuam që të marrim koment nga firma “Rapid Bild”, e cila ndërton këtë objekt, nga aty na thanë që drejtori është në udhëtim. Pyetjet në formë elektronike të cilat iu drejtuan Karanfilovskit dhe firmës në fjalë, deri më tani nuk ka përgjigje.

U munduam të marrim koment edhe nga kompania e cila është vënë në mbikëqyrje të vendit të ndërtimit “Point Dizajn”, por kur iu bënë pyetje ata ndërprenë telefonatën. U lajmëruam sërish por më nuk përgjigjeshin”, shkruan Nova.

Firma nga Praga përbën gjysmën e firmës investuese

Investues i këtij projekti është kompania “Volis Properti Fl”, ndërkaq ndërtues është “Rapid Bild”. Në ‘Rapid Bild’, Toni Karanfilovski nëpërmjet kompanive familjare “Detoil” (pompa benize në Maqedoni) dhe ‘Kvaliteti prom’ (gazsjellës) i ka pothuajse të gjitha aksionet ai së bashku me të vëllain dhe babanë. Përderisa në firmën investitor “Volis Properti”, Karanfilovski ka gjithashtu aksione.

Dokumentet nga Regjistri Qendror vërtetojnë se bashkë pronarë të kësaj firme përveç “Kvalitet prom” janë Zoran Antiq dhe firmat “Kvalitet prom Dooel” nga Kumanova dhe “Bilding Kapital Dooel” nga Shkupi.

Antiq dhe Karanfilovski kanë nga 25 përqind të aksioneve të kësaj firme, përderisa aksioner më i madh me 50 për qind është “Bilding Kapital” me pronësi në Pragë, Çeki.

Nova ka hulumtuar në regjistrin e biznesit në Çeki dhe sipas të dhënave të atjeshme firma “Build fashion grup” është themeluar më 11 shtator, vitin e kaluar, apo disa ditë para formimit të firmës në Shkup. Pronari dhe drejtuesi i saj është Zoran Kostadinovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *