Sunday , January 17 2021
US Vice President Joe Biden waves next to Turkish Prime Minister Binali Yildirim (R) before their meeting at Cankaya Palace in Ankara, on August 24, 2016. The launch of the operation comes as US Vice President Joe Biden arrived in Ankara to meet Erdogan, with agreeing a unified strategy on Syria set to be a crucial issue. / AFP PHOTO / ADEM ALTAN

Biden në Aankara: Ekstradimin e Gylen e vendos vetëm Gjykata Federale

Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i tha Presidentit Rexhep Tajip Erdogan se vetëm gjykata federale amerikane mund të vendosë  ekstradimin nga SHBA të klerikut Fethullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon si nxitësin e  grushtin ushtarak të 15 korrikut, transmeton Fakte.

Duke folur me gazetarët në Ankara pas takimit me Erdogan, Biden i cilësoi si terroristë ushtarakët që aspiruan grushtin e shtetit, dhe vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë angazhuar numrin më të madh të këshitlltarëve ligjorë pët të shqyrtuar kërkesën për ekstradimin e Gulen.

Zv.presidenti amerikan  tha se turqit mund ta kenë të vështirë ta kuptojnë, por predidenti Barack Obama në bazë të Kushtetutës amerikane nuk ka juridiksion për të ekstraduar Gulen, megjithatë siguroi se Uashingtoni do të punojë ngushtë me Ankaranë mbi këtë çështje. Ai shtoi se qeveria e Xhorxh W  Bush fillimisht refuzoi kërkesën e Gulen për azil, por gjykata e rrëzoi këtë vendim. Megjithatë, Biden ka shprehur ngushëllimet  për viktimat e grushtit të shtetit dhe përsëriti mbështetjen e Uashingtonit për Ankaranë.

Nga ana e tij, presidenti turk Erdogan këmbënguli se kërkesa e Turqisë për ekstradimin e Gylen nuk duhet të merret lehtë dhe se duhet konsideruar se si një çështje e rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe të Uashingtonit dhe Ankarasë. Megjithatë, Erdogan tha se 85 kutitë e dokumenteve të grushtit të shtetit janw dwrguar në SHBA  dhe se Gyleni vazhdon të drejtojë “organizatën terroriste” nga aty ku ajo është vendosur.

Në konferencën me kryeministrin Illdirim Joe Biden tha se Uashingtoni nuk kishte asnjë informacion para grushtit të shtetit dhe siguroi se SHBA nuk do të kishte përkrahur sjelljen e pabesë të asnjë një oficeri të forcave të armatosura turke. Niden kërkoi falje që nuk ka shkuar më parë në Turqi më parë, duke shtuar se do të kishte dëshiruar ta kishte bërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *