Wednesday , August 4 2021

BFI apelon partitë: mos keqpërdorni fenë në tubime

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, apelon të gjitha subjektet politike që në fushatën e tyre parazgjedhore të mos përdorin apo keqpërdorin fenë, duke mbrojtur parimin Kushtetues – sekularizmin e shtetit.

BFI si institucion i vetëm fetar për organizimin e jetës fetare në vend gjithmonë ka përkrahur vlerat demokratike dhe gjithmonë kemi dëshmuar se jemi për zgjedhje të lira, fer e demokratike, të qeta e dinjitoze, pa ofendime, pa imponime, pa kërcënime, pa dhunë, pa vëllavrasje dhe ftojmë të gjithë qytetarët që me 11 Dhjetor 2016, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të garantuar me Kushtetutë dhe përcaktimin e tyre demokratik në shfrytëzimin e votës, për platformën apo opsionin politik në të cilin vetë do të përcaktohen. Ne nuk do të bëhemi alibi, as për fitoren e as për humbjen e asnjërës prej partive politike.

Bashkësia Fetare Islame në RM është institucion apolitik dhe nuk është pjesë e këtij procesi zgjedhor, andaj dhe apelojmë të gjithë nëpunësit fetar të BFI që të shmangin mitingjet partiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *