Saturday , June 19 2021

Bexheti: Ditë të zeza e presin Maqedoninë

Akademiku dhe profesori unversitar, Abdylmenaf Bexheti është i shqetësuar tej mase se qeveria e Maqedonisë kërkon të mer një borxh të ri prej 650 miliona eurove. Ditë më parë Bexheti tha se nga Maqedonia është duke ikuar edhe Fondi Monterar Ndërkombëtar.

Kujdes-edhe FMN-ja po ik nga Maqedonia!
Në një dekleratë speciale, shefi i zyrës së FMN-së në Shkup (z.Patrick Gitton) komunikoi vendimin se po ,,tërhiqet misioni funksional,, i FMN-së nga Maqedonia edhepse zyra do vazhdojë të ,,funksionojë,, teknikisht!
Sigurisht që hapen shumë dilema në lidhje me këtë. Duke patur numër të madhe të kërkesave nga mediumet e ndryshme për prononcime dhe komentime të këtijë veprimi, shkurtimisht ja disa aspekte prej ku mund të ekstraktohen opinionet e mia profesionale për këtë:
1.FMN-ja kujdeset mbi të gjitha për stabilitetin makroekonomik të çdo vendi anëtar me theks të veçant në financat publike. Si e tillë, vendimet për ,,lëvizje,, të sajë ndiqen nga investitorët (vendor dhe të huaj, bile më shumë). Nga viti 2009 e këndej, Misioni saj në Maqedoni është bashkëfajtore me qeverinë (brenda kapacitetit saj) për gjitha politikat e dështuara, me theks të veçant ato të politikave fiskale dhe keqëmenaxhimin e financave publike. Shkupi 2014, ka filluar që ato kohëra kur edhe FMN i jepte vendit përkrahje financiare për nevojat e buxhetit! vetëm nga 2014 e këndej, posaçërisht me ardhjen e z.Patrick në krye të Misionit, ka patur qëndrim shumë më konstruktiv dhe kritik ndaj politikave të keqëqeverisjes ekonomike.
2.Fjalori që përdoret në këtë dekleratë është shumë diplomatik dhe diskret njëkohësisht. Kjo e arsyeshme për shkak të sensitiovitetit të situatës dhe mosshkaktimit të panikave shtesë për investitorët, konsumatorët dhe gjithë agjentët ekonomik në vend. Megjithatë, porosia me fjalë të popullit është ,,në qofsh bektesh e merr vesh,,!

3.Pse tani, pikërisht kur më së tepërmi i duhet vendit?
Me shumë gjasë e sheh edhe vetë shefi i misionit se nuk e dëgjon kush më për sugjerimet përmbajtësore dhe prandaj nuk donë të jetë ,,bashkëfajtor,, si paraardhësit e tije! Normalisht kjo shumë thellë e menduar dhe vlerësuar edhe nga shefat në tije në kierarkinë komplekjse të Institucionit deri në Ëashington.

4.A është vendimi sinergjik dhe në kohezion me paralajmërimet e qendrave ndërkombëtare për reduktim dhe pezullim të përkrahjeve financiare ndërkombëtare? Sigurisht që po, edhepse pak i vonuar! Shumë kohë më parë jua kemi kërkua dhe paralajmërua këtë nevojë. Të kishte qenë reflektimi institucional i tyre si duhet sdo arrihej të shpenzohesht mbi 600 milion Euro (zyrtarisht) te Shkupi 2014!

5.Kënd do ta tangoje dhe godas më së shumti ky veprim?
Shtetin dhe qytetarët në përgjithësi, duke fillua nga investitorët, konsumatorët, kompanitë dhe fatkeqësisht më në fund politikanët. Ska se si të mos e pësojnë edhe ata. Vlështirë do gjejnë huadhënës, si brenda dhe jasht vendit, por në fund të fundit çmimi do jetë në pyetje. Patjetër të paguhet një çmim për rezikun e vendit (Country Risk). Nëse diçka nuk e gjeni me pak para, me më shumë para, sigurisht që po! Vetëm respektin dhe shëndetin se bleni dot!
Dhënt Zoti, përgjgësit të kuptojnë porosinë e këtijë vendimi që të mos na godasë shumë çmimi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *