Sunday , October 21 2018

Besir Demiri nga Shkupi: Kam zgjedhur Shqipërinë, sepse jam shqiptar!

Edhe një futbollist shqiptar nga Maqedonia ka vendosur që në të ardhmen të veshë fanellën kuqezi të kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për mbrojtësin e njohur dhe me përvojë, Besir Demiri, i cili aktualisht luan në Ukrainë, tek skuadra Mariupol.

Demiri ka qenë të premten në Tiranë dhe është pajisur me pasaportën shqiptare. Kjo do të thotë se ai ka zgjedhur Shqipërinë. E gjitha kjo ka ndodhur me insistimin e trajnerit Cristiano Panucci, si edhe e drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, percjell Fakte.

“Kam zgjedhur Shqipërinë, sepse jam shqiptar. Nga Maqedonia askush nuk më ka kontaktuar”, shkruan Besir Demiri.

Besir Demiri ishte pjesë e U-21 të Maqedonisë në Europianin e fundit, të mbajtur në Poloni, ndërsa nga sezoni 2014-2017 është ftuar rregullisht në ekipin Shpresa të Maqedonisë, me të cilin ka zhvilluar 20 ndeshje.

Po ashtu, ai ka luajtur edhe dy ndeshje miqësore për kombëtaren e parë maqedonase. Demiri nuk është futbollisti i parë shqiptarë nga Maqedonia që zgjedh Shqipërinë, pasi në të kaluarën e kanë bërë këtë edhe Naser Aliji me Taulant Seferin.

Gjatë karrierës së tij, Demiri ka veshur fanellën e Shkupit, Vardarit dhe Shkëndijës së Tetovës, me të cilët ka fituar tituj dhe ka luajtur në Europa League.

Luan si mbrojtës i majtë, në rolin natyral, çka do të thotë se është piketuar për të zëvendësuar Ansi Agollin në kombëtaren kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.