Tuesday , April 20 2021

Besimtarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” luten për harmoni dhe solidaritet

Në Shqipëri ceremonia kryesore e faljes së namazit të Fitër Bajramit si zakonisht është mbajtur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Për nder të kësaj feste, kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Skënder Bruçaj, uroi të gjithë shqiptarët duke e quajtur këtë festë si “Festën e shpërblimit, ditën e harmonisë shpirtërore, ditën e solidaritetit, ditën e afrimit me njëri-tjetrin”.

“Zoti në këto ditë të veçanta që ka një përkujdesje të veçantë për të gjithë besimtarët, të japë mirësi dhe begati shoqërisë sonë dhe popullit tonë”, deklaroi Bruçaj.

Ai ka bërë thirrje që në Shqipëri të vijojë harmonia fetare ashtu siç është jetuar deri më sot. “Të jetojmë siç po jetojmë në vëllazëri dhe në harmoni, me besimtarët e komuniteteve të tjera. Duke respektuar njeriun, unitetin njerëzor, të ndryshmen. Zoti e begatoftë çdo shqiptarët dhe Shqipërinë”, uroi  kreu i KMSH, Skënder Bruçaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *