Tuesday , June 22 2021

BESA PO PRET FTESË/LUTJE, LR PDSH GATI PËR QEVERI (video)

Dy nga tre nënshkruesit e deklaratës së përbashkët shqiptare, ende nuk e kanë ndarë mendjen a po shkojnë në qeveri me Zoran Zaevin dhe Ali Ahmetin.

Njëra parti thotë se s’është larg vendimit.

Ndërsa tjetra, po pret ta lusin.

Rilindja me Besë, po këmbëngul se krye në veti s’mund të vendos a hyn në qeveri, po ia ofruar këtë bashkëpunim mandatari.

Nënkryetari i Besës, Zeqirja Ibrahimi thotë shkurt se megjithatë janë të hapur për koalicion!

“Lëvizja Besa akoma nuk ka pranuar asnjë ftesë për pjesëmarrje në Qeveri, rrjedhimisht asnjë ofertë për të ju bashkangjitur ndonjë qeverie të mundshme, siç e dimë ne akoma nuk ka asnjë të mandatuar që ta formojë qeverinë andaj nuk mund të flasim për situata hipotetike se a do të marrim pjesë ose jo është çështje kur do ta marr dikush mandatin të vijë të flasë me neve”, tha Zeqirja Ibrahimi, Nënkryetar i Lëvizjes Besa.

Edhe pse s’i ende s’kanë fol për bashkëqeverisje me LSDM-në, Lëvizja Besa, thotë se ka kushte: platformën e përbashkët, dhe platformën e saj.

Nënshkruesi i tretë i deklaratës shqiptare, Aleanca për Shqiptarët, është më i qartë për sa i përket përfshirjes në qeveri me LSDM-në dhe BDI-në.

Flakron Bexheti nga kjo aleancë, thotë për TV21, se përveç nënshkrimeve ky koalicion partish, ka gjasa të mëdha të jetë pjesë e kabinetit të ardhshëm të Zoran Zaev.

“Vlerësojmë se Aleanca për Shqiptarët edhe mund të jetë pjesë e qeverisë duke marrë përgjegjësitë dhe duke dhënë kontribut në zbatimin e të gjitha politikave që kanë të bëjnë me një qeveri reformuese dhe me theks të veçantë për të realizuar platformën shqiptare që ka të bëjë edhe me ligjin e gjuhës shqipe si dhe me funksionimin  e mëtutjeshëm të PPS”, tha Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë thotë për Televizionin 21 se ende po pret t’i dorëzohet mandati nga presidenti i shtetit.

Zëdhënësi i kësaj partie, thotë se është i kufizuar për të fol rreth negociatave me partitë tjera për bashkëqeverisje.

“LSDM pret që Ivanov patjetër ta tërheq vendimin për mosdhënien e mandatit me qëllim që në afat sa më të shpejtë të formohet qeveria e re. Qytetarët e Maqedonisë zgjodhën ndryshime për qeverinë dhe ajo patjetër të ndodhë. LSDM mori mbështetjen për mandatin për formimin e qeverisë dhe atë mandat Gjorgji Ivanov patjetër të ia jep LSDM-së”, thanë nga LSDM.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE përmes një komunikate çon porosi se LSDM është e shantazhuar për ta pranuar platformën shqiptare e cila nuk duhet të jetë kusht për formimin e qeverisë.

Sipas tyre, një qeveri e tillë, rrezikon interesat nacionale dhe ridefinon shtetin, andaj përsërit thirrjen për zgjedhje të reja.

Nëse LSDM-ja heq dorë nga deklarata shqiptare, VMRO-DPMNE shprehet e gatshme t’ia jap nënshkrimet për t’u mandatuar dhe formuar qeverinë e re, vetëm siç thuhet në komunikatë “që mos të shndërrohet Maqedonia nga shtet multietnik në binacional”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *