Tuesday , December 18 2018

BESA përfundimisht i takon Kasamit, Apeli hedh poshtë ankesën e fundit të Gashit (DOKUMENT)

Në vendimin e firmosur nga gjykatësja Lidija Martinova, thuhet se ankesa e parashtruesit Afrim Gashi nëpërmjet avokatit Goce Risteski, nuk ka qenë e plotë dhe si e tillë, hidhet poshtë ndërsa të drejtë i jepet ndryshimeve të dala nga Kongresi i 24 shkurtit 2018, të mbajtur në Shkup nga BESA e Bilall Kasamit

Shkup, 21 nëntor – Edhe një vendim gjyqësor i ka dhënë të drejtë Bilall Kasamit si kryetar i Lëvizjes BESA, ndërsa BESËS së Afrim Gashit i mbetet vetëm Gjykata e Strasburgut për ankesë. Javë më parë, Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesën e fundit të grupit të Afrim Gashit për të njohur partinë e tyre si “Lëvizja BESA”, shkruan gazeta KOHA. Në vendimin e firmosur nga gjykatësja Lidija Martinova, thuhet se ankesa e parashtruesit Afrim Gashi nëpërmjet avokatit Goce Risteski, nuk ka qenë e plotë dhe si e tillë, hidhet poshtë ndërsa të drejtë i jepet ndryshimeve të dala nga Kongresi i 24 shkurtit 2018, të mbajtur në Shkup nga BESA e Bilall Kasamit. Konkretisht, Gashi në Gjykatën e Apelit për të dytën herë me radhë ishte ankuar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore II, e cila kishte pranuar ndryshimet statutore të Kongresit partiak të BESËS së Kasamit, percjell Fakte.

Në BESËN e Kasamit thonë se tashmë shfrytëzimi i emrit BESA nga grupi i Gashit është jolegjitim dhe i dënueshëm nëse të njëjtit tentojnë të shkaktojnë huti tek elektorati i partisë. Kjo, siç thonë në partinë e Kasamit, emri “Lëvizja BESA i takon vetëm atyre që nuk e tradhtuan rrugën e drejtë të lëvizjes dhe Platformën e saj politike në Maqedoni”. Ndryshe, Gjykata Themelore 2 e Shkupit tashmë vendimin gjyqësor për njohjen legjitime të Kasamit si kryetar dhe Kongresin e 24 shkurtit ia ka dorëzuar Regjistrit gjyqësor për partitë politike, Gazetës Zyrtare, si dhe Regjistrit qendror të Maqedonisë, transmeton KOHA.

“Në pajtim me nenin 17 dhe nenin 4 të Ligjit për plotësim të Ligjit për partitë politike, dhe në bazë të dëshmive të pranuara nga Gjykata Themelore 2, në Regjistrin gjyqësor të partive politike regjistrohen të dhënat e reja të partisë ‘Lëvizja BESA’ me adresë rruga ‘Kristijan Todorovski Karposh’, 84A, Shkup, si dhe kryetar Bilall Kasami”, thuhet në vendimin e gjykatës. Një muaj më vonë, të njëjtin vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit, ndërsa tani është hedhur poshtë ankesa përfundimtare e grupit të Afrim Gashit.

Dy BESAT thuajse gati një vit janë endur nëpër gjykata se cili nga dy grupet ka të drejtë. Dhe, më shumë se katër vendime gjyqësor – si në shkallën e parë ashtu edhe në të dytën, të drejtën e kreut të partisë e kishte fituar Kasami. Megjithëse vulat e partisë që nga fillimi ishin në dorë të Kasamit, grupi i Afrim Gashit insistonte se emri Lëvizja BESA u takon atyre, ndërsa kishin iniciuar disa procese gjyqësore. Megjithatë, këta të fundit tashmë do të ballafaqohen edhe me dhjetëra padi penale të ngritur nga Kasami për “shpifje”, “uzurpim” si dhe “manipulim me emrin e partisë”. Të njëjta padi për të njëjta vepra ka dorëzuar edhe BESA si parti./Koha.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.