Saturday , June 19 2021

BESA kërkoi Ramën, shqiptarët morën grushtshtetin nga Ivanov

Edhe pse rezultatet zgjedhore nga zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni ofruan mundësinë e avansimit të të drejtave të shqiptarëve (kryesisht të gjuhës), dhe nevojiteshte subjektet parlamentare shqiptare të ulen dhe të përcaktojnë çështjet prioritare, gjë të cilën koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” deklaroi rreshtazi dhe BDI ishte e detyruar ta përkrahë, çuditërisht BESA nuk pranoi të rreshtohet në këtë vijë pa praninë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, shkruan Fakte. Dhe kjo ndodhi. Rama ftoi partitë politike shqiptare dhe BESA doli e buzëqeshur nga kjo tryezë.

Mirëpo, partia e cila që nga formimi i saj po ballafaqohet me akuza si nga faktorë perendimorë ashtu edhe nga vendorë, qoftë për ideologjinë e saj, qoftë për finansimin enorm dhe jotransparent, vazhdon të këmbëngul në prezencën e Edi Ramës madje në çdo komunikim me partitë tjera shqiptare të Maqedonisë, e që nuk është rast për takimet me partitë maqedonase.

Sot, kur Gjorgi Ivanov në 10 minuta përmend 132 herë fjalën “platformë e një shteti të huaj”, BESA sigurisht se ndjehet krenare se ia ka arritë qëllimit.

Diletantizmi politik i të ashtuquajturëve “besatarë, autentik, shqiptarë,…”, ose loja e tyre politike që po përpithet plotësisht me fjalorin dhe veprimet e VMRO-DPMNE-së, “Tvrdokorni”-ve dhe Ivanovit, shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjërë po u kushton shumë. Atë që po mundohet SHBA, Evropa dhe të fjithë shqiptarët ta ndërtojnë me shumë mund, disa “akrobat” politik po e zhbëjnë në çast./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *