Wednesday , April 21 2021

BESA dhe ‘E Majta” kundër formimit të frontit opozitar

Partia ‘E Majta’ nuk do ti bashkëngjitet frontit opozitar të drejtuar nga lideri i LSDM-se Zoran Zaev. Kjo parti
paralajmëron se në zgjedhjet e parakohshme parlamenbare të 11 dhjetorit do të garojë e vetme.

“E Majta para një jave e publikoi iniciativen per lista qytetare jo-partiake, dhe sipas bindjeve tona kjo është një strategji me efektive per të pësuar disfatë regjimi i Nikolla Gruevskit. Per sa kohë që nuk ka ndonjë lajm per këtë iniciativë e deri me tani nuk ka, është e qartë se E Majta ne zgjedhjet e ardhshme do të dale si e vetme”, tha Goce Markovski, E Majta.
Edhe Lëvizja Besa ka mohuar zërat per
koalicionim me LSDM-në.

“Sa i përket koalicionit me LSDM-ne ende nuk jemi në ate faze sepse ne si Lëvizje Besa jemi të preokupuar që të krijojmë një front të gjerë opozitar shqiptar e pastaj nuk paragjykojme se si do të zhvillohen negociatat me subjekte të
tjera”, njoftojnë nga Lëvizja Besa.

Ndërkaq analisti Petar Arsovski koalicionin e gjerë opozitar e shikon si një hap të qëlluar per të mos shpërndarë votat.

“Per opozibën në Maqedoni ka kuptim që të bashkohen në një front të gjerë opozitar, sepse në atë mënyrë do të humbej numër i vogël i votave. Per shkak të modelit zgjedhor te Maqedonisë, të gjitha ato parti që do të ngelnin me përkrahje më të vogël apo me pjesë më të vogël të votave në njësitë e ndryshme zgjedhore rrezikojnë të ndikojnë në humbjen e votave”, u shpreh Petar Arsovski, eksper politik.
Nga Revolucioni Shumëngjyrësh thonë se nuk do të jenë pjese e këtij koalicioni si lëvizje, por nuk përjashtojnë mundësinë që persona të caktuar të kësaj lëvizjeje të jenë pjesë e listave per deputetë. /AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *