Thursday , November 15 2018

BESA demanton Koxiasin: Nuk kemi punu

Deklarata e shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias, se Lëvizja BESA ka punuar në fushatë që të mos ketë sukses referendumi i 30 shtatorit, ka shkaktuar reagim nga këta të fundit, të cilët i demantojnë të thënat e ministrit grek, njofton Portalb.mk.

“Partitë më të vogla shqiptare, siç është partia BESA, për të cilën vula turke thotë se financohen nga Turqia, kanë thirrur në bojkot të referendumit. Qytetarët tanë do të duhej që të pyeten nëse kjo përkon me skenarët më të errët të Turqisë”, ka thënë Koxias në një intervistë për televizionin ERT.

“Nuk do hymë në atë nivel komunikimi me njeriun që udhëheq diplomacinë greke për momentin. Numri i shqiptarëve që kanë dalë në referendum është po aq, bile pak më i madh edhe se në zgjedhjet parlamentare, kështu që ne e llogaritim se Kocias është i keqinformuar për Lëvizjen BESA dhe angazhimin real në fushatën e referendumit”, thotë për Portalb.mk, Elmedin Memishi, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, me kryetar Bilall Kasamin.

Edhe grupi tjetër i Lëvizjes BESA, ku kryetar është Afrim Gashi, kanë reaguar ndaj deklaratës së Koxiasit, duke e vlerësuar se ata janë përkushtuar me të gjitha kapacitetet që të mbështesin referendumin, ndërkaq paralajmëruan se do të dërgojnë edhe notë proteste në Ambasadën e Greqisë në Shkup.

“Përveç që kjo nuk është e denjë për një ministër të Jashtëm, sepse Lëvizja BESA – si parti qeveritare, ishte e organizuar me gjithë kapacitetin e saj për ta mbështetur referendumin dhe në të gjitha zonat ku ajo ka vota, referendumi ka kaluar shifrat mbi 50%, kjo flet edhe për joseriozitetin e diplomacisë greke, që i përdor spekulimet mediale dhe shpifjet e kundërshtarëve të brendshëm politikë në Maqedoni për të ndërtuar qëndrime diplomatike. Lëvizja BESA sot do ia dërgojë një notë proteste edhe Ambasadës së Greqisë në Shkup, ku do të kërkojë që ministri Kocijas të kërkojë falje ose të ofrojë dëshmi se si mund të interpretohet vërtetësia e deklaratës së tij. Nëse u referohemi numrave, duhet të pyesim se me çfarë ndikimi të jashtëm janë Kërçova dhe Struga, ku Besa nuk pretendon se ka votë të konsoliduar, e që kanë pësuar fiasko në daljen në këtë referendum?”, thonë nga Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashin.

Intervistn e plotë t0δ Koxiasit mund ta shihni më poshtë, ndërkaq për ata që e njohin gjuhën Greke, për çështjen në fjalë flet në minutën e 13.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.