Wednesday , August 22 2018

Beograd: Radikalët përsërisin: Do ta pengojmë festivalin “Mirëdita/Dobardan”

Deputeti i Partisë radikale serbe Miljan Damjanoviq ka deklaruar sot se kjo parti me simpatizantët e vet do ta pengojë mbajtjen e festivalit „Mirëdita, dobar dan“ në Beograd, nëse organet kompetente të Serbisë nuk e pengojë këtë manifestim si dhe punën e Iniciativës së të rinjve për të drejtat të njeriut që e organizojnë festivalin, transmeton Koha.net.

„E ftojmë kryetarin, kryeministrin, ministrin e Policisë dhe tërë Qeverinë e Serbisë që urgjentisht të dalin me qëndrim dhe ta pengojnë mbajtjen e manifestimit i cili promovon pavarësinë e Kosovës dhe të pengojë punën e kësaj organizate. Në të kundërtën, obligim yni është ta pengojmë ne mënyrat si dimë ne”, citon FoNet të ketë thënë sot Damjanoviq në Kuvendin e Serbisë

Festivali „Mirëdita, dobar dan“ është ngjarje e cila që nga viti 2014 publikut beogradas ia paraqet skenën kulturore e shoqërore të Kosovës .

Sivjet është paraparë të mbahet nga 30 maji deri më 2 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.