Tuesday , December 11 2018

Beograd: Policia ndalon shqiptarët, nxorrën flamurin shqiptar para Parlamentit serb (video)

Disa miq të deputetit socialist Pjerin Ndreu, që kanë qenë me të në Beograd, janë ndaluar nga autoritetet serbe.

Ata janë pikasur nga policia duke bërë një fotografi me flamurin shqiptar dhe simbolin e shqiponjës me duar përpara parlamentit të Serbisë, percjell Fakte.

Ndërkohë, fill pas kësaj, policia dhe agjentët civilë kanë rrethuar makinën e Pjerin Ndreut, derisa mikut të tij i morën celularin për të fshirë foton.

Vetë Pjerin Ndreu ka bërë një sqarim për këtë incident:

“Dua te sqaroj publikun ne lidhje me nje lajm te dhene sot nga kazani mediatik, që sipas tyre qenkam ndaluar në Serbi nga policia.

Te nderuar qytetar ju siguroj që është një lajm i rremë dhe i tjetersuar nga pseudoportalet tona të famshme.

E VERTETA ËSHTË KJO:

Dy miqte te mi kane dale per foto para parlamentit të Serbisë dhe kanë bashkuar duart duke berë simbolin e shqiponjes.

Une personalisht kam qendruar ne makine dhe nuk kam zbritur fare. Kam pare duke levizur ca gazetarë dhe stafi i sigurise se parlamentit. Madje ata me treguan edhe se çfarë ndodhi. Jemi sqaruar aty në moment, pa asnje incident dhe kemi vazhduar rrugen rrugën tonë. Nuk është ndaluar askush, aq me pak une!

Me vjen keq ta them por ështe e turpshme te shkruhet se deputeti Pjerin Ndreu eshte ndaluar apo ka bere shqiponjen tek parlamenti i Serbisë. Nuk e kuptoj sa te pacipë janë gazetarët tanë që e deformojnë në këtë formë ngjarjen”.

Më poshtë video nga incidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.