Saturday , October 20 2018

Belgjika thyen Zvicrën e shqiptarëve, Kroaci-Angli mbyllet në barazim

Në një stadium të boshatisur, Kroacia dhe Anglia nuk nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve, duke treguar edhe njëherë se 90 minutat nuk mjaftojnë për të shpallur një fitues mes tyre.

Ndeshja ishte e balancuar, me Anglinë që kontrolloi më tepër topin dhe vendasit që i shkuan më pranë portës, por në fund askush nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Në sfidën tjetër të kësaj mbrëmjeje, Belgjika mposhti Zvicrën me rezultatin 2-1, në një ndeshje ku gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, pas një 45-minutëshi të parë pa gola.

Romelu Lukaku ishte heroi i belgëve, ndërsa Gavranoviç riktheu përkohësisht baraspeshën në sfidën që shkëputi Belgjikën në krye të grupit me 6 pikë të plota.

Fitore mori edhe Austria, që mposhti Irlandën e Veriut me rezultatin minimal 1-0, ndërsa po me të njëjtin rezultat, Greqia mposhti Hungarinë në Athinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.