Thursday , November 15 2018

Belgjika publikon listën, Januzaj do të ndeshet me shqiptarët e Zvicrës

Gjatë javës së ardhshme do të luhet gjiroja e radhës e Ligës së Kombëve. Kombëtarët vetëm se kanë filluar të prezantojnë listat e lojtarëve të ftuar. Kombëtarja e Belgjikës pak momente më parë e ka publikuar listën, percjell Fakte.Pjesë e kësaj ishte edhe futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj. Adnani ka pasur perfomanca mjaft të mira me ekipin e tij Sociedad, gjë që u shpërblye me ftesë nga kombëtarja e tij. Në këtë listë mungon Kevin de Bruyne i cili është i lënduar. Belgjika do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të javës së ndeshjeve të kombëtarëve. Njëra do të jetë kundër Icelandes dhe tjetra kundër Zvicrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.