Bebe Rexha sot koncert në Tiranë (Foto)

Bebe Rexha, 27 vjeçarja me origjinë shqiptare, e cila ka spikatur si autore tekstesh e shumë këngëve të njohura të yjeve të muzikës ndërkombëtare, por edhe për stilin e saj unik si këngëtare, do të interpretojë për publikun shqiptar hitet e saj më të fundit si “No broken hearts” apo “I can’t stop drinking about you”, të cilat i dhanë hov suksesit të saj si këngëtare.

Të ftuar në koncert do të jenë edhe legjenda britanike DJ Fatboy Slim dhe Honnee. DJ britanik Fatboy Slim, do të elektrizojë gjithashtu publikun. Ai është ndër të paktët DJ në botë i vlerësuar me 10 Çmime MTV dhe dy Çmime Brit Awards, dhe shquhet për performanca novatore dhe miksime të pakrahasueshme në skenë.

Electronic Beats sjell gjithashtu Honne, dyshen avangarde të muzikës elektro-soul. Dy djemtë britanikë, të cilët kanë krijuar një identitet unik muzikor, do të debutojnë për publikun shqiptar këngë nga albumi i tyre më i fundit “Warm on a Cold Night” i prezantuar në Korrik.

Bebe Rexha,këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare lindi në New York në vitin 1989 nga prindër shqiptarë. Nisi të këndonte në moshën 4-vjeçare, por krahas këngës ndoqi edhe pasionin për disa instrumente muzikore. Gjatë shkollës së mesme, Bebe Rexha ishte pjesë e një bande muzikore femërore.

Rexha është e njohur për hitet me të cilat ka fituar zemrat e adoleshentëve dhe të rinjve në mbarë botën, ndërsa nuk janë të pakta edhe bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës, si David Guetta, Pit Bull, Nicky Minaj etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *