Bebe Rexha ka qenë pjesë e mbrëmjes së ndarjes së çmimeve ‘Teen Choice Awards’. Ajo përveç që ka prezantuar një çmim, edhe ka performuar me reperin Flo Rida, një nga hitet e tij më të mëdha “Wild Ones” në skenën e Teen Choice Awards.
Megjithëse zëri i fuqishëm e Bebe Rexhës nuk është dëgjuar mirë në transmetim televiziv, për shkak të një defekti në mikrofon, performanca e saj ka marrë shumë lëvdata.
