Tuesday , April 20 2021

BE ndan 150 milion euro për Ballkanin perendimor

BE për shtetet e Ballkanit Perndimor ndan pothuajse 150 mil euro për projekte të infrastrukturës transportuese dhe energjetike, raporton tv21 Maqedoni.

Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han kumtoi sot në forumin e Ballkanit Perëndimor në Paris, se Bashkimi Evropian do të ndajë rreth 150 milionë euro për projekte të infrastrukturës, transportuese dhe energjetike në shtetet e rajonit me qëllim të lidhjes së tyre, njofton Tanjug.

“Potenciali me lidhjen midis shteteve të këtij rajoni do të shfrytëzohet vetëm nëse këto shtete i kryejnë reformat e domosdoshme”, theksoi Han.

“Vendosëm t’i japim 96 milionë euro për tre projekte hekurudhore në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi. Do të sigurojmë edhe 50 milionë euro për masa ekologjike si efikasiteti energjetik të ndërtesave banesore dhe për projekte më të vogla hidrologjike”, potencoi Han.

“Ky hap tregon marrëdhënie serioze të BE-së drejt premtimit për të siguruar gjithsej një miliardë euro deri në vitin 2020 për kofinancim për lidhjen e shteteve të këtij rajoni”, deklaroi Han.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *