Sunday , October 21 2018

BE-ja promovon zgjidhje që kapërcen idenë e shteteve etnike

Bashkimi Evropian proklamon zgjidhje, e cila nuk bazohet në idenë e krijimit të shteteve etnikisht të pastra. Kështu kanë deklaruar në Zyrën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila është lehtësuese në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tyre, marrëveshja e detyrueshme ligjore për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve duhet të garantojë zgjidhje të qëndrueshme dhe të jetë në pajtim me ligjet ndërkombëtare.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka thënë për gazetën se janë të fokusuar në gjetjen e një zgjidhjeje, për të cilën pajtohen të dyja palët. Kur është pyetur për idenë e korrigjimit të kufijve, të cilën po e shtyn presidenti Thaçi, Kocijançiq i është referuar deklaratës së para disa javëve të Mogherinit, në takimin joformal me ministrat e Jashtëm të Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.