Friday , April 23 2021

BE filloi sankcionet ndaj Maqedonisë, anulohen 27.1 milion euro IPA fonde

Maqedonia filloi ta paguaj faturen per krizën e stërzgjarur politike. Bashkimi Evropian ka përgatitur valën e pare të sanksioneve, në kryeqendër të së cilës janë fondet IPA. Alsat meson se Komisioni Evropian ka miratuar vendimin per pezullimin e 27,1 milion eurove nga fondet IPA per Maqedonine, transmeton Fakte. Kjo masë e Brukselit siç meson Alsat vjen si kundërpërgjigje ndaj mungesës së vullnetit politik per zbatimin e Marreveshjes se Përzhinës, i cili u arrit një vit më parë me ndërmjetësimi të BE-së. Alsat mëson se Komisioni Evropian njoftimin per “sanksionet e para” ia ka derguar aurorireteve ne vend me 22
qershor. Burime nga qeveria konfirmuan se kanë ргапиаг letrën por nuk deshën të komentojnë shumën që është shkurtuar.
Рог përveç kësaj mase, Alsat meson se vala e sanksioneve planifikohet edhe me tej me shkurrimin e 50 milion eurove te tjera nga fonder IPA. Ndërkaq Brukseli nuk ka kursyer as komdorin 8 në kuadër të masave ndëshkuese ndaj Maqedonisë, si një ndër projektet jetike jo vetëm per vendin por Ballkanin në përgjithësi./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *