Bashkimi Evropian i anuloi Këshillat për stabilizim dhe asociim që në gjysmën e dytë të këtij muaji duhej të mbaheshin me Republikën e Maqedonisë, Turqinë dhe me Shqipërinë, lajmëroi korrespondenti i MIA-­s nga Brukseli.

Me vendim të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Unionit, Federika Mogerini, këto takime të nivelit më të lartë ndërmjet Brukselit zyrtar dhe autoriteteve nga Maqedonia, Turqia dhe Shqipëria, në kuadër të Këshillit për stabilizim dhe asociim janë shtyer për në shtator.

“Këshilli për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-­së dhe IRJ të Maqedonisë është shtyer për shkak të problemeve me orarin. E njejta ka të bëjë edhe me Këshillin për stabilizim dhe asociim edhe me Shqipërinë, si dhe Këshillin për asociim me Turqinë”, theksoi zëdh[nësja e Komisionit evropian, maja Kocijançiç në deklaratë.

Përndryshe, nëse do të mbahej Këshilli i BE-­së me Maqedoninë, i planifikuar për javën e ardhshme, krahas Mogerinit, në të njejtin nga ana e Unionit do të duhej të merrnin pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak (si vendi­kryesues me BE­n-ë), por edhe eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes han dhe ekspertë të tjerë, përderisa nga ana e Maqedonisë ishin paraparë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të jashtme, Nikolla Poposki, si dhe zëvendëskryeminsitri i angazhuar për çështje evropiane, Arbër Ademi.

Siç dihet, Republika e Maqedonisë e nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Sociim (MSA) me Bashkimin Evropian në vitin 2001, ndërsa e njejta hyri në fuqi në vitin 2004. Megjithatë, edhe krahas asaj që kanë kaluar 12 vite që MSA është në fuqi ndërmjet shtetit të Maqedonisë dhe Unionit, emgjithatë, me insistim të Greqisë, e njejta është aktivizuar vetëm në raport me pjesën e parë që ka të bëjë me tregtinë tërësisht të lirë nga Maqedonia drejt BE­së, prëderisa vendi ende nuk ka hyrë në fazën e dytë të MSA-­së që mundëson tregti të lirë më të lehtë dhe të plotë të vendeve­anëtare të BE­së drejt Maqedonisë.